Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë seancën për ankimimin e grupit të Enkelejd Alibeajt, lidhur me 2 Kuvendet e Partisë Demokratike.
Sipas njoftimit të Gjykatës, Përfaqësuesi i PD, avokat Rezart Kthupi kërkoi t’i jepet nje kohe prej 2 ose 3 dite, për tu njohur me aktet.
Seanca e radhës është caktuar më datë 22 dhjetor në orën 9:00.
“Sot ne date 20.12.2022 u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike te Shqipërisë. Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi kërkoi t’i jepet nje kohe prej 2 ose 3 dite, per tu njohur me aktet. Gjykata e Apelit Tirane, me vendim te ndërmjetëm, vendosi te pranoje kërkesën dhe te shtyje seancën per ne date 22.12.2022, ora 9:00”, thuhet ne njoftim.
Bëhet fjalë për kuvendet e Korrikut dhe të dhjetorit të vitit të kaluar, për të cilët është kërkuar regjistrimi në një vendim.
Kujtojmë se ende mbetet e pazgjidhur përfundimisht çështja e “vulës” së PD-së, pas zvarritjeve të tejzgjatura nga Gjykata e Apelit, pasi Gjykata e Shkallës së parë njohu si legjitim Kuvendin e 11 Dhjetorit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al