Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reguar pas mbërritjes së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri.
Hasani i ka shprehur mirëseardhjen, ndërsa thekson rëndësinë e partneritetit të bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me SHBA-në, nsërsa shprehet se vetëm do të forcohet.
“Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë”, shkruan ai në “X”.
Reagimi i Hasanit
Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi kemi mirëpritur Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë.
I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al