Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu! Kryemadhi: Argumentet e prokurorëve të SPAK të bazuara në falsifikim! Betejën e kemi ballë për ballë

Nov 19, 2024 | 17:23
SHPËRNDAJE

Pasi Apeli i GJKKO la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën dhe “detyrim paraqitje’, për Monika Kryemadhin, kjo e fundi ka dalë në një pronocim për media duke deklaruar se argumentet e prokurorëve të SPAK janë të falsifikuara.

Monika Kryemadhi eshte shprehur se prokuroret ishin te papergatitur, nderkohe qe ka theksuar se cdo pretendim per Ilir Meten per fshehje te pasurise ka rene.

Kryemadhi: Prokurorët ishin të papërgatitur ndaj fakteve dhe dokumenteve që erdhën nga Çekia dhe Austria.

Metodologjia dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut. Argumentet që ngrinin ishin qesharake dhe të bazuara në falsifikim.

Kalkulimet dhe analiza financiare e pabërë nga SPAK donte të falsifikonte me keqdashje deklarimet e pasurive tonë. Rezulton se edhe sa i përket letër porosive të dërguara nga SHBA, ka një deklaratë të rremë për të cilin ligjin federal i SHBA i dënon me 5 vjet.

Prokurorët ishin të papërgatitur. Beteja nuk është sapo ka filluar, por është ballë për ballë. Do të përballemi me sistemimet e drejtësisë dhe ato ndërkombëtare.

Çështja e deklarimit të pasurisë për Metën ka rënë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura