Apeli i GJKKO-së caktoi “detyrim paraqitje për Sali Berishën, a do e zbatojë vendimin kreu i PD-së? Ja si përgjigjet avokati Gjokutaj

Jan 3, 2025 | 11:42
SHPËRNDAJE

Apeli i GJKKO-së ka caktuar masë të re sigurie për Sali Berishën, duke e urdhëruar të paraqitet 2 herë në muaj para oficerit të BKH-së.

Sali Berisha-SPAK-del-deshmia-kompleksi-gjenerali-kraja-millonai-prokuroret (5)

Genc Gjokutj, avokati i kreu të PD-së, tha se vendimmarrja nëse do të paraqitet apo jo, i takon Sali Berishës.

“Ne nuk bëjmë parashikime, vendimarrja është e Berishës”, tha ai, duke shtuar se “Vendimin nuk e kemi të qartë. Eshtë vendim i pakuptimtë, i cuditshëm. Duhet të lexojmë vendimin.”

SPAK kishte kërkuar revokimin e vendimit të GJKKO-së që i hoqi Sali Berishës masën “arrest shtëpie”, por Apeli i Posaçëm i caktoi kryedemokratit një masë të re, atë të detyrimit të paraqitjes.

Vendimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 03.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 276 akti, datë 26.12.2024 regjistrimi, dhe vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 674, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në këtë mënyrë:

– Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit S.B. për shuarjen e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e caktuar ndaj tij me vendimin nr. 520, datë 30.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e miratuar me vendimin nr. 15 (87-2024-23), datë 25.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

– Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, e caktuar ndaj të pandehurit S.B. me vendimin nr. 520, datë 30.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e miratuar me vendimin nr. 15 (87-2024-23), datë 25.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet i pandehuri S.B. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00.

2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura