Apeli i GJKKO vendos sot për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin! Ja akuzat që rëndojnë mbi ish-çiftin

Nov 19, 2024 | 10:13
SHPËRNDAJE

Sot në Apelin e GJKKO-së do të mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

arrestimi ilir meta kryemadhi

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Ditën e djeshme përmes një postimi në “Facebook” u ka bërë thirrje mbështetësve të mos i bashkohen protestës që është parashikuar, pasi sipas tij janë persona të paautorizuar nga vetë ai.

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë! “Siç jeni në dijeni, nesër (sot) në ora 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore me objekt revokimin e masës së paligjshme të arrestit me burg të aplikuar ndaj meje prej një muaji. Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës. Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme. Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik. Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqendrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta”, shprehet Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura