Arabia Saudite nuk njeh Izraelin derisa të krijohet një shtet palestinez, Princi i kurorës: Nuk do të ndalojë punën për shtet të pavarur

Sep 18, 2024 | 20:38
SHPËRNDAJE

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, lideri de fakto i mbretërisë sunite, tha sot, më 18 shtator, se Riadi nuk do të njohë ekzistencën e Izraelit pa krijimin e një shteti palestinez më parë.

saudi-arabia-prince

Princi i kurorës dënoi kategorikisht krimet e okupimit izraelit kundër popullit palestinez, në një ndryshim të lëvizjeve diplomatike nga mbretëria sunite përpara shpërthimit të luftës së Gazës që kishte sjellë një hap më afër se kurrë për vendosjen e marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.

“Mbretëria nuk do të ndalojë punën e saj të palodhshme për të krijuar një shtet të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe ne konfirmojmë se mbretëria nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa ndodhur kjo,” tha Mohammed bin Salman, i njohur si MbS.

Pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit tetorin e kaluar, Riadi ngriu planet e mbështetura nga SHBA për mbretërinë sunite për të vendosur lidhje me Izraelin, u raortua në fillim të këtij viti.

Mohammed bin Salman kishte thënë disa javë përpara se të shpërthente lufta e 7 tetorit se Riadi ishte afër arritjes së një marrëveshjeje me shtetin hebre.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi me fillimin e luftës në Rripin e Gazës. Reuters raportoi se do të kishte një vonesë në bisedimet e mbështetura nga SHBA për të normalizuar lidhjet saudite-izraelite, që shihet si një hap kyç për mbretërinë për të siguruar atë që e sheh si çmimin e vërtetë të një marrëveshjeje të mbrojtjes së SHBA-së në këmbim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura