Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj nuk fshihen më, çifti konfirmon romancën me këtë foto

Aug 30, 2021 | 16:14
SHPËRNDAJE

Ish-fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani dhe ish-miss Shqipëria 2010, Arnita Beqiraj, kanë konfirmuar lajmin e publikuar në Panorama Plus se janë në një lidhej dashurie. Çifti më i ri i showbizz-it kishte dhënë herë pas here sinjale se janë bashkë, duke postuar nga i njëjti vend foto në rrjete sociale apo duke dhënë mesazhe të koduara.

arber cepanaj arnita beqiraj (4)

Pas lajmit të Panorama Plus, mbrëmjen e djeshme, Arbri vendosi që të publikojë për herë të parë një foto me partneren e tij, duke i treguar të gjithëve se është shumë i dashuruar me Arnitën. Ai zgjodhi ditën e saj të lindjes për të “zyrtarizuar” në rrjete sociale romancën e tij.

arber cepanaj arnita beqiraj (2)

Në një festë me miq të ngushtë, Arnita ka festuar ditëndjen në jug të Shqipërisë dhe ku më bukur se në biznesin që Arbri e menaxhon prej vitesh. Organizatori kryesor ka menduar të gjitha detajet e festës surprizë për të bërë të lumtur të dashurën.

Urime për një udhëtim tjetër rreth Hënës!”,- është mesazhi që i shkruan Arbri Arnitës në krah të kësaj fotoje të ëmbël, pas së cilës kanë vërshuar urimet e të gjithë miqve të çiftit.

Ishte mikesha e tyre, Jonida Shehu, që në një foto të saj me bashkëshortin vendosi theksin te çifti i ri i shoëbizit.

arber-cepani-1

Arbri tashmë i është dedikuar biznesit pasi e pamë mëngjeseve si moderator të programit “Mirëmëngjes Shqipëri!” në RTSH, ndërsa Arnita, pas pjesëmarrjes në “Dance with me”, punon në paskuinta për programet e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Kanë kaluar mbi 10 vite nga fitorja e Arbrit në reality show, dhe që atëherë ka qenë pjesë e televizionit, kauzave sociale, ndërkohë që arritit të ngrejë rrjetin e tij të biznesit.

arber cepanaj arnita beqiraj (9)

Sa i takon jetës private, sekreti i marrëdhënies jetëgjatë për Çepanin?

Sigurisht, një lidhje, për të qenë e shëndetshme duhet që, ashtu sikurse një lule, të ujitet çdo ditë me dashuri dhe përkushtim. Se sa e bën gjithsecili prej nesh këtë gjë në mënyrë konstante, mbetet për t’u parë, por e mira është që zjarri të mbahet ndezur me ashkla të përditshme”, ka thënë ai më parë.

arber cepanaj arnita beqiraj (10)

Në një nga intervistat e fundit për “Panorama Plus”, në lidhje me jetën private ai u shpreh: “Ritmi i jetës që kam, e bën shumë të vështirë për dikë, që jo vetëm të më mirëkuptojë, por edhe të jetë turbina e dytë e ndezur në maksimumin e energjisë për të qenë vlera e shtuar në rrugëtimin që do bëjmë bashkë. Sa për dashurinë, jam i dashuruar që nga lindja me gjërat e bukura dhe të thjeshta të jetës. Kjo shpesh më mjafton.

arber cepani (13)

arber cepani (12) arber cepani (5) arber cepani (4) arber cepani (3) arber cepani (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura