“Armën e bleu për 280 euro”- Naim Murseli i kërkoi kushëririt të tij të ekzekutonte Liridonën, por pasi refuzoi Kushtrim Kokalla ia gjeti vetë vrasësin me pagesë! Lidhja e marrëveshjes

Jan 15, 2025 | 13:51
SHPËRNDAJE

Naim Murseli ia ka paraqitur fillimisht planin kushëririt të tij, Kushtrim Kokolla për ekzektutimin e bashkëshortes, Liridona Ademaj. Madje i ka propozuar Kushtrimit të kryente vrasjen, por ky i fundit ka refuzuar.

liridona-ademi-naim-murseli-kushtrim-kokalla

Megjithatë, për të ndihmuar Naim Murseli, kushëriri i tij ka hyrë si ndërmjetës për gjetjen e vrasësit me pagesë që do merrte përsipër krimin duke e prezantuar me Granit Plavën për një shumë prej 30 mijë euro.

LEXONI DOSJEN E PLOTË

“Naim Murseli e mbajti Liridonën nga krahu që të mos i shmangej plumbit”- Planifikoi vrasjen e 30-vjeçares në sy të fëmijëve, zbardhet dosja: Granit Plava e qëlloi me plumb në kokë për 30 mijë euro

“Fillimisht, Kokalla ka refuzuar e më pas ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin dhe që të tre janë dakorduar që Graniti të kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’ia paguajë kompensimin në shumën prej 30 mijë euro”, thuhet në dosje.

Ndërsa arma me të cilën u vra Liridona Ademaj u sigurua nga vetë Naim Murseli. Ai bleu armën me 20 fishekë për 280 euro, nga i akuzuari Tom Dodaj.

Ndërsa në dosje detajohet momenti i ekzekutimit të 30-vjeçares nga Ganit Plava, e cila në momentin që u qëllua me plumb në kokë ishte në automjet me dy djemtë e mitur dhe Naim Murseli.

Sipas akuzës, ky i fundit e ka mbajtur nga krahu bashkëshorten në mënyrë që ajo të mos largohej.

Sipas dosjes së prokurorisë së Prishtinës, Naim Murselit i lindi mllefi dhe dëshira për hakmarrje për shkak të problemeve në çift, duke bërë planin për ta larguar Liridonën nga jeta e tij.

“Për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij”, thuhet në dosje.

Gjithashtu në aktakuzë thuhet se “pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura