Armët, qeveria mund të tërhiqet nga bisedimet

Nov 14, 2013 | 19:09
SHPËRNDAJE

Protestat ne Tirane

TIRANE- Burime pranë qeverisë i thanë Zërit të Amerikës, se qeveria duket se do të tërhiqet nga bisedimet për shkatërrimin e armëve siriane në territorin shqiptar. Tirana duket se do të tërhiqet nga bisedimet për shkatërrimin e armëve kimike siriane duke i thënë “Jo” mundësisë së realizimit të këtij operacioni në territorin e saj, konfirmuan për Zërin e Amerikës, burime pranë qeverisë.

Kjo çështje ka provokuar një zinxhir manifestimesh në shumë qytete të vendit, ndërkohë që edhe parlamenti zhvilloi një seancë në një situatë të tensionuar. Opozita e cila u shpreh sot publikisht kundër mbërritjes së armëve kimike siriane këmbënguli për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, ndërsa dorëzoi kërkesën për organizimin e një referendumi për këtë cështje.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta i cili pati edhe një bisedë edhe me protestuesit përpara godinës së parlamentit, përsëriti disa herë se për këtë cështje nuk ka vendim nga autoritetet shqiptare dhe se cdo vendim do të duhej të kalonte më parë nga parlamenti. (voa)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura