“Armiqtë do e kuptojnë së shpejti”- Sulmi raketor nga Irani, kreu i ushtrisë izraelite: IDF mund të godasë kudo në Lindjen e Mesme! Do përgjigjemi fort

Oct 2, 2024 | 21:19
SHPËRNDAJE

Kreu i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, ka thënë se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë aftësinë për të arritur dhe sulmuar çdo pikë në Lindjen e Mesme.

bbc

“Armiqtë tanë që nuk e kanë kuptuar këtë deri më tani, do ta kuptojnë së shpejti”, ka thënë ai. “Ne do të përgjigjemi, ne dimë të gjejmë objektiva të rëndësishëm, ne dimë të godasim me saktësi dhe fuqi,” thotë ai duke iu referuar sulmeve të Iranit ndaj Izraelit të martën.

Pasi vuri në dukje se Irani gjuajti rreth raketa në Izrael dje, Halevi e përshkruan dëmin nga breshëria si relativisht të vogël.

Halevi thotë gjithashtu se IDF po planifikon të përforcojë forcat e saj, ndërsa vazhdon operacionet në rajon.

Më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Irani do të paguante pas sulmit të një natë me parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura