Arrestimi i Ilir Metës dhe përplasjet me Kryemadhin, Altin Dumani del nga salla e gjyqit, ja arsyeja

Oct 23, 2024 | 15:30
SHPËRNDAJE

Teksa seanca gjyqësore nga kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi është në vijimësi e sipër, kreu i SPAK, Altin Dumani është larguar nga salla ku po gjykohen Meta me Kryemadhin.

monika kryemadhi me shallin e ps (4)

Burime bëjnë me dije kreu i SPAK doli nga salla, për shkak të një takimi. Mësohet se Dumani është takuar me përfaqësues të ambasadës britanike.

Në sallë kanë mbetur prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Kujtojmë se Monika Kryemadhit i është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa ndaj ish-presidentit, Ilir Meta ajo arrest me burg.

Presidenti i PL-së, Ilir Meta është përplasur ashpër me prokurorët e posaçëm gjatë seancës në GJKKO sot.

Sipas burimeve, Ilir Meta replikuar ashpër me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi. Mësohet se ish-Presidenti ka hedhur akuza ndaj tyre.

Pas daljes nga SPAK, Monika Kryemadhi tha sot: Po ju shpjegoj cfarë ndodhi, sapo pashë tre muskujtjerët e Edi Ramës, Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajen dhe gjyqtarin Erion Cela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Arben Kraja, kur tha që Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin. Ju e dini që Ilir Meta u rrëmbye nga banditët. E dyta kërkuam që të njohëm me provat që ata kanë ngritur.

Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na lanë vetëm 3 orë kohë. 3 orë janë shumë pak. I kam kërkuar edhe gjyqtarit dhe prokurorit, sepse dosjen që ju keni që në fakt qoftë prokuroria apo gjykata kanë nxjerrë sekretin hetimor. Kjo godina është departamenti i mashtrimit të Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat një përdorimshme të Edi Ramës.

E pyetur nëse ishte i qetë Ilir Meta, Kryemadhi u përgjigj: Nuk flas farë për zotin Meta. Sot bënë një provokim për mua dhe familjen time. Ata e dinë marrëdhënien time dhe qëllimisht në kanë futur në një sallë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura