Arrestimi i Ilir Metës, masë sigurie edhe për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi! Detajet

Oct 21, 2024 | 13:53
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gazetari Igli Çelmeta raporton se masë sigurie “detyrim paraqitje” është dhënë edhe për ish bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. 

meta kryemadhi

Ndërkohë mësohet se masa janë dhënë edhe për disa bashkëpunëtorë të Ilir Metës, por ende nuk ka detaje të hollësishme.

Ilir Meta u vu në pranga mesditën e kësaj të hëne (21 tetor) në hyrje të Tiranës, kur kreu i PL po shkonte drejt selisë për të mbajtur një konferencë.

Kreu i PL u arrestua nga agjentë të BKH të asistuar edhe nga punonjës policie, ndërsa ishte nën shoqërinë e shoferit.

Nderkohe ne nje reagim, sekretari i pergjithshem i PL, Tedi Blushi u shpreh se Meta u rrëmbye në mes të ditës, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet.

“Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, të një strukture kriminele që guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish presidentin, ish-kryeministrin dhe ish kryetarin e parlamentit. Nuk e di ku ndodhet aktualisht, kjo është një fatkeqësi dhe gjendje skandaloze. Akt i rëndë kriminal që do marrë përgjigje shembullore”, tha Blushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura