Arrestimi i Ilir Metës për korrupsion dhe pastrim parash! Përveç Monika Kryemadhit, SPAK urdhër arreste edhe për Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

Oct 21, 2024 | 14:19
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga arrestimi i Ilir Metës, i cili u vendos në pranga mesditën e sotme tek zona e Kthesës së Kamzës teksa po kthehej nga Kosova.

Ilir Meta-arrrestimi

Meta është arrestuar me urdhër të SPAK, ndërsa mësohet se janë lëshuar masa sigurie edhe për Monika Kryemadhin, si edhe dy për dy funksionarë të PL-së.

Raportohet se dy personat e tjerë janë Pirro Xhixho, babai i deputetes së PL-së, Erisa Xhixho dhe Ema Çoku.

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua të hënën më 21 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Pirro Xhixho
Pirro Xhixho

Meta akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura