Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sot në Kuvend ku tha se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dekonspiruar SPAK-un lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiaut Vangjush Dako.
Berisha tha se ka qenë ministri Manja i cili 4 ditë para arrestimit ka njoftuar Vangjush Dakon dhe ka nxjerrë sekretin e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
“Merr një rrogë që, prit se do të kthehem dhe ty. Vendin e ke te Gjushi, je ti që e njoftove, 4 ditë dekonspirove. Ulsi Manja nxorri sekretin, është njeriu i pazareve me Edi Ramën. Kush ia tha Gjushit, i gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin, je një lloj Jago, mos më ndërpre. Ky është komisioneri i shitjes së të dhënave, pretendon se ka një ligj, thyehet 1 milion herë”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al