Arrestimi i ish-Presidentit Ilir Meta, reagon për herë të parë Kryeministri Edi Rama: Kur drejtësia vihet…

Oct 23, 2024 | 16:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen, ka komentuar arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi u pyet nga gazetarët.

Rama tha se as ai dhe as forca e tij politike nuk komentojë punët e drejtësisë, përveç ndonjë rasti kur vendimi është i formës së prerë.

Sa i takon rastit të Metës, kreu i qeverisë tha se është rast tipik që i përket drejtësisë.

Rama: Në prani të miqve të huaj, qysh se ne e  kemi nisur reformën në drejtësi dhe që kur ka filluar të zbatohet, as unë dhe as forca ime politike që udhëheq nuk bën komente sa i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështje të përmbyllen, mbase në ndonjë rast ia vlen të komentohet sidomos në raste kur vihet drejtësia, si shpifja. Rasti konkret është tipikisht një rast që i përket drejtësisë.

Arrestimi i Metës:

Kujtojmë se ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK-u e shpalli persona në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura