Arrestimi i Metës, analisti: Skenat e ekzagjeruara, por Shqipëria nuk është në pikën ku policia rrëmben njerëz rrugëve

Oct 22, 2024 | 21:15
SHPËRNDAJE

Analisti Fitim Zekthi, ka komentuar momentin e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se skenat ishin të ekzagjeruara.

fitimzekthi

Ndër të tjera ai u shpreh në studion e emisionit ‘Open’ se Shqipëria mund të ketë 100 probleme, por nuk është në pikën ku mund të themi se policia rrëmben njerëz rrugëve.

“Skenat të ekzagjeruara, nuk ishte e mirë sidomos për dikë që ka shërbyer në krye të shtetit. Edhe debati është ekzagjeruar pasi ofiqarët e lartë të shtetit duhet të jenë të parët që nuk duhet të kundërshtojnë një vendim të organeve policore, gjyqësore. Edhe po ka ndaj teje një vendim që mund të jetë problematik, duhet të zbatohet.

Gjithë thelbi, ideali ka të bëjë me barazinë para ligjit. Nuk ka të pasur të varfër, të fortë më pak të fortë, politikanë apo jo politikanë. Edhe Meta nuk duhej të kundërshtonte, edhe pse nuk e di nëse ka kundërshtuar.

Shqipëria mund të ketë 100 probleme nuk jemi në atë pikë që të themi policia po rrëmben njerëz rrugëve”, tha Zekthi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura