Arrestimi i presidentit të klubit për kërcënime ndaj Armand Dukës, trajneri Devolli merr vendimin drastik

Sep 7, 2024 | 9:19
SHPËRNDAJE

Situata e paprecedentë e ditëve të fundit në klubin e Ilirisë së Fushë Krujës ka bërë që të largohet edhe trajneri Bledar Devolli.

devolli

Mësohet se ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës pas ngjarjeve që kulmuan me arrestimin e presidentit Nazmi Selmani. Gjykata e Durrësit ka marrë të mërkurën edhe vendimin në lidhje me masën e sigurisë së personave të përfshirë në kërcënimin e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

U vendos masa “Arrest me burg për presidentin e klubit, Nazmi Selmani dhe të afërmin e tij, Petrit Selmani. Ndërsa për futbollistët Brajan Selmani dhe Santiago Selmani, u caktua masa “detyrim paraqitje”.

Tashmë ekipi fushëkrujas është në kërkim të një trajneri, ndërsa vijon stërvitjen në stadiumin “Redi Maloku”. Ndërkohë, dje ka qarkulluar emri i trajnerit Alfred Allamani si zëvendësues i Devolli, por zyrtarisht nuk ka ende një konfirmim.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura