Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimin e sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se arrestohen “cironkat” për të shpëtuar “krokodilët” si Edi Rama apo ministrat e tij.
Petrit Vasili thotë se edhe pse të gjithë e dinë, SPAK nuk po gjen kush janë fajtorët për krimet zgjedhore më 14 maj, për inceneratorët apo për tendera të tjerë me vlera të larta.
“Gëzohet Rama se lëshon këto cironkat që të shpëtojë vetë dhe ministrat e tij”, shkruan Vasili.
Reagimi i Petrit Vasilit
SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama dhe qeveria!
Ua ua ua sa gëzohet Rama kur arrestohen këto zv.ministret për një arke me peshk dhe tani kjo sekretarja e përngjeshmë e shëndetësisë.
Gëzohet Rama se lëshon këto cironkat, qe te shpëtojnë krokodilët si puna e tij dhe e ministrave te tij dhe te vazhdojne te vjedhin miliarda.
SPAK po fajtoret per krimet zgjedhore te 14 majit, Inceneratoret, portin e Durresit, Teatrin, koncesione supervjedhje, tendera me dhjete fish çmimi ku janë se për te njohur i di gjithë Shqipëria.
SPAK e morëm vesh përfundimisht qe urdhërohesh per faqe te zeze nga Edi Rama, po mos e bëni kaq trashe.
Kjo nuk ishte Reforma e Drejtësisë, por e Pandeshkueshmerise se Ramës me shoke.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al