Arrestohen 3 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen 40 kg kokainë me vlerë 3 mln euro

Oct 31, 2024 | 12:25
SHPËRNDAJE

3 shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

yyyy

Siç raportojnë mediat në itali, policia gjeti në Portin e Livornos një ngarkesë prej 40 kilogramësh drogë, e ndarë në 36 pako, me vlerë tregu rreth 3 milionë euro sipas hetuesve, është sekuestruar në portin e Livornos në Itali nga Policia Financiare dhe doganat e Agjencisë së të Ardhurave.

Tre shqiptarët u ndaluan nga punonjësit e departamentit kundër mashtrimit të zyrës doganore gjatë aktivitetit të zakonshëm të kontrollit dhe mbikëqyrjes doganore në zonat doganore.
Ata kishin hyrë natën në zonën e portit për të marrë ngarkesën.
Ansa raporton se lënda narkotike, pasi të jetë marrë dhe analizuar nga laboratori ADM, do të asgjësohet në një incenerator.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura