Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.
Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë kontrollit në makinën e shqiptarit u gjetën 7 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë gati për shitje dhe 500 euro cash.
I riu kishte fshehur lëndën narkotike në bagazhin e makinë. Ai u arrestua nga policia e Montemarcioano.
Autoritetet italiane po punojnë për të gjetur grupin që furnizonte shqiptarin me drogë, ndërsa vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të “itinerarit” të drogës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al