Në Angli nuk kanë dyshime, David Mojes do të jetë trajneri i ri i Everton. Mësohet se ditën e sotme pronarët e rinj të klubit, Friedkin Group, do të takohen me trajnerin në fjalë gjatë ditës së sotme për të diskutuar detajet e fundit të akordit.
Everton largoi ditën e djeshme Shon Dajsin vetëm pak orë përpara ndeshjes së vlefshme për FA Cup të fituar përballë Peterborou.
Mojes pritet t’i bashkohet Evertonit duke firmosur një kontratë për të paktën 2-vjeçaret. Palët duket se kanë arritur akordin për rikthimin e 61-vjeçarit në stolin e bluve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al