Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Mirush Kabashi

Dec 5, 2023 | 8:15
SHPËRNDAJE

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare artisti i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi.

MIRUSH-KABASHI-1000x563

Aktori ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së martës (5 dhjetor).

Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit, e ka njoftuar familja e tij në një njoftim në Facebook-un zyrtar të aktorit.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

mirush kabashi

Fitimi i betejës me sëmundjen e rëndë

Mirush Kabashi disa vite më parë u përball me një sëmundje të rëndë dhe e fitoi betejën.

Ai luftoi me sëmundjen për gati dy vite, por arriti ta mposhtë. Në atë kohë lajmin e dha një punonjëse spitali, e cila publikoi në maj të këtij viti një foto me aktorin e madh.

Ata ndodheshin në ambientet e spitalit ku aktori ishte në një karrige me rrota.

Jeta e Mirush Kabashi

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Çmimet 

Ne festivalin Kombetar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me kete rol, ne Festivalin Teatror Ballkanik te zhvilluar ne Korinth te Greqise, u vleresua si nder aktoret me te mire. Ne vitin 2002 fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” si protagonist ne Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002”me rolin e Nokes ne komedine “Sa mire beri qe vdiq” e Ilir Bezhanit

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.

Mirush Kabashi, I cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi I Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh I Punës”

Filmografia

Kronikë provinciale (2009)

Ne dhe Lenini (2008)

Nata (1998)

Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës

Binarët (film) (1987)

Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi

Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci

Nxënsit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan

Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi

Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)

Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani

Gezhoja e Vjeter (1980) ………Bake

Radiostacioni (1979) ……Nje nga tekniket e Radios

Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari

Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i zanit

Emblema e dikurëshme (1976) ……..Veniamin Papa

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura