Një rrëfim i sinqertë i këngëtares së njohur të muzikës popullore Artjola Toska. Ajo ka qenë e rezervur kur vjen fjala te jeta private dhe familja, por këtë radhë e ftuar te “Rudina” përballë Rudina Magjistarit ka rrëfyer për jetën, njohjen me bashkëshortin, planet për muzikën dhe ka ndarë ëndrrën e saj më të madhe.
Artjola tregon për martesën e saj prej 15 vitesh me bashkëshortin e saj Adin, i cili për publikun nuk është një personazh i njohur.
“Isha dashuri me shikim të parë” -thotë ajo pasi tregon shkëndijën e parë që lindi atë mbrëmje dhe që nuk do të shuhej më. Ndaj, sot, pas 15-vjetësh, Prizreni mbetet pas Tiranës, qyteti i dytë i preferuar i Artjolës.
“Adi nuk ka lidhje me muzikën. Vjen nga një familje që e njeh artin dhe e vlerëson atë, por vetë nuk janë pjesë e tij. Megjithatë, ka një vesh absolut dhe është kritik shumë i mirë për mua. Ndoshta e ka edhe trashëgim këtë pjesë, sepse babai i vet ka qenë regjisor” pohon këngëtarja.
Por nuk është larg bashkëshortes gjithmonë sa herë ajo merr rrugë të gjata nëpër koncerte. Pas hiteve e këngëve të panumërta, pas dedikimeve të dashurisë, Artjola dy vjet më parë i dedikoi edhe një këngë njeriut me të cilin ka lidhur jetën. Dhe këtë sekret e zbuloi sot. Kënga “Për ty”, që ajo publikoi për Shën Valentin dy vjet më parë, ishte këngë për Adin.
Ndër të tjera Arjola në jetën familjare ka edhe një ëndërr, të qenurit nënë. “Unë e kam dëshiruar prej kohësh, por s’ka qenë kismet. Nuk ka ardhur ora. Nganjëherë vijnë gjërat atëherë kur nuk i pret” shprehet ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al