Asambleja, Blendi Klosi zbardh emrat e anëtarëve të Kryesisë së re të PS-së dhe Sekretariatit: Që nga nesër fillon puna për organizmin e fushatës zgjedhore

Sep 8, 2024 | 16:22
SHPËRNDAJE

Asambleja Kombëtare e PS-së ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë, pas votimit të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik të dalë nga Kongresi Zgjedhor.

blendi klosi

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi bëri me dije emrat e Kryesisë së re të PS, që përbëhet nga 5 burra dhe 5 gra.

Ata janë:  Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.

Sekretariati i PS:

  • Sekretar i Përgjithshëm – Blendi Klosi
  • Sekretari për Organizimin dhe për Zgjedhjet: Damian Gjiknuri
  • Sekretare për Diasporën – Zerina Bruci
  • Sekretare e Programit, Milva Konomi
  • Sekretar për Rininë – Roi Basha
  • Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko
  • Sekretare e Gruas, Evis Kushi

“Kryesia e re e PS do të fillojë punën që nga dita e nesërme për organizmin e fushatës zgjedhore dhe për përgatitjen e programit për vizionin Shqipëria 2030”, tha Klosi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura