Asambleja Kombëtare e PS, Salianji: Figurat e reja të listës së mbyllur, matrioshka të Ramës! Do përdoren si lecka dhe do hidhen

Sep 8, 2024 | 16:06
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar Asamblenë Kombëtare të Partisë Sociliste, duke u shprehur se “figurat e reja të listës së mbyllur janë matrioshkat garantuese të mbrojtjes së Ramës në çdo rast risku eventual për ti marrë partinë pas humbjes së zgjedhjeve.”

Ervin salianji pd (1)

Salianji tha po ashtu se “përveç Ramës të gjithë janë lecka që përdoren dhe hidhen”, ndërsa ngriti pyetjen nëse kryeministri do të japë dorëheqjen për të garuar si i barabartë në zgjedhjet e 2025.

Postimi i Salianjit:

Lajmet nga byroja e sotme e “Rilindjes” ishin koperturat e reja të krimit për këto zgjedhje dhe masakrimi i elitës politikë te PPSh. Përgatitja që partia e punës të mos ketë asnjë individ që mund të rivalizojë autokratin. Figurat e reja të listës së mbyllur janë matrioshkat garantuese të mbrojtjes së Ramës në çdo rast rrisku eventual për ti marrë partinë pas humbjes së zgjedhjeve! Propozimi i sotëm për listat i rrëzoi argumentin se duhet një listë e mbyllur që të garantojë funksionimin e partisë duke mbrojtur elitat. Ku janë sot “të rinjtë” që propozoi dhe bëri ministra? Po këta deputetët e rinj të mandatit 2021-2025 i ka dëgjuar njeri?!

Lajmi  tjetër është që përveç Ramës të gjithë janë lecka që përdoren dhe hidhen, por meqẽ Rama bëri këtë propozim për të përdorurit e tij, a do të dorëhiqet Rama si Kryeministër me më shumë se një mandat për të garuar si i barabartë? E meqë ka bindje se fiton dhe jo vjedh ta provojë se sa vlen para qytetarëve!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura