“Asnjë efektiv nuk ka pasur armë”- Ministri Hoxha: Deputetët e opozitës ushtruan dhunë ndaj Policisë dhe Gardës që po bënin detyrën e tyre

Oct 18, 2024 | 11:04
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, nga Shkodra ka deklaruar se asnjë punonjës policie nuk ka pasur armë gjatë ditës së djeshme, te Kuvendi.

Hoxha u shpreh se kanë qenë deputetët e opozitës ata që kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës, ndërsa theksoi se këta të fundit po bënin detyrën e tyre.

Keqardhje për deputetët e opozitës të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa e drejta e dhunës, djegies, shkatërrimit, goditjen e punonjësve të policisë nuk do të lejojmë.

Në deklaratë e policisë së shtetit të dhënë dje, është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentative të nxjerrjes së armës. Në ligjin për tubimet është shprehur rastet e përdorimit të armës së zjarrit. Forcat nuk kanë pasur armë zjarri”, tha ministri.

I pyetur nga gazetarët nëse është normale që deputetët të përballen me Policinë e Shtetit, ai u shpreh duke thënë se forcat e policisë kanë qenë në shërbim, duke bërë detyrën e tyre.

Hoxha shprehu keqardhje për deputetët e opozitës, ku tha se duan t’i imponohen mazhorancës me mjete shkatërruese dhe djegëse.

Është normale që deputetët të përballen me policinë e Shtetit?

Hoxha: Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe Gardës së Republikës, në prag të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk është i pranueshëm sepse ata janë atje për të mbrojtur institucionet kushtetuese.

Forcat e Policisë së Shtetit që kanë qenë të planëzuar në shërbim, kanë qenë për të bërë detyrën. Ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe e imponimit të kësaj mazhorancen me mjete shkatërruese dhe djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura