Avokati Sokol Hazizaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi ankimimin e ish-kryeministri Sali Berisha ndaj masave të aplikuara ndaj tij, duke shmangur lejen nga Kuvendi.
Hazizaj tha në emisionin ‘Open’ në News24 se vendim i Kushtetueses nuk ndryshon masën e sigurisë që ka sot Sali Berisha, pro shtoi se një element pozitiv, nuk është regresiv në të gjithë tërësinë e tij.
“Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar tërësisht të ligjshme masën “detyrim paraqitje” ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, por ka rrëzuar atë “të ndalimit të daljes jashtë shtetit”.
Ky vendim i Kushtetueses nuk ndryshon masën e sigurisë që ka sot Sali Berisha, pra ai mbetet në arrest shtëpie.
Por ky vendim ka një element pozitiv, nuk është regresiv në të gjithë tërësinë e tij, pavarësisht shumëllojshmërisë negative, sjell një risi të ndryshimit të masës së sigurisë. Pra kur konsiderohet “jo-proporcionale” një masë e “ndalimit të daljes jashtë shtetit”, mund të ndodhë që në gjykimet e ardhshme, të kemi një ndryshim të masës aktuale të sigurimit ndaj z. Berisha”, tha Hazizaj.
Avokati u shpreh se vendimi i Kushtetueses nuk përputhet tërësisht me rolin që duhet të luajë kjo Gjykatë.
“Kushtetuesja duhej të shprehej qartë: masa e “ndalimit të daljes jashtë vendit” është anti-Kushtetuese. Nuk mund të shprehet Gjykata Kushtetuese për masa jo-proporcionale”, tha Hazizaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al