Atentati i dështuar në Shkodër! Goma e shpuar dhe xhami i Range Rover i bërë shoshë nga plumbat, pamjet e mjetit luksoz drejt të cilit u qëllua me armë zjarri

Sep 7, 2024 | 12:54
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet e mjetit luksoz Range Rover drejt të cilit u qëllua me armë zjarri mesditën e sotme.

Në video shihet xhami i makinës i bërë shoshë ndërsa goma e përparmë e Range Rover e shpuar. Brenda mjetit ndodhej boksieri i Partizanit Arjon Kajoshi, ndërsa makina është në pronësi të shtetasit me iniciale S. K..

Ngjarja ndodhi në lagjen Partizani të qytetit të Shkodrës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Ndërkohë zona ku u regjistruan të shtënat me armë është me kamera sigurie, që mund të kenë filmuar ngjarjen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura