“Atentat i kryer nga profesionistë”- Ekzekutimi i biznesmenit Eduart Reçi, eksperti i sigurisë jep detaje: Kishte bërë një denoncim për…

Nov 14, 2024 | 16:29
SHPËRNDAJE

Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e djeshme (13 nëntor) nga një atentat, ku mbeti i vrarë biznesmeni, Eduart Reçi. Eksperti i sigurisë, Fation Softa teksa dha disa detaje të reja në lidhje me këtë vrasje u shpreh se krimi është kryer nga një profesionist.

eduart reci vrasje foto6

Sipas tij, goditja në kokë është realizuar ose me një snajper ose me një pushkë me dylbi optike.

“Një goditje të vetme në distancë, nuk ka gëzhojë në vendin e ngjarjes. Një goditje në kokë, që është realizuar ose me një snajper ose me një pushkë me dylbi optike. Por sigurisht qitësi ka qenë i përgatitur. Mendoj se është një  atentat i kryer nga profesionistë, nuk kemi ato skemat klasike të atentateve. Mendoj se është goditur nga një lloj distance dhe largësie”, tha Softa.

Ai tha se duhet të sekuestrohen kamerat e ambienteve të mundshme që mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Softa tha se viktima mund të jetë mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë, ndoshta autorët kanë zgjedhur këtë vend, pasi mund të ishte i vetmi ky viktima mund të ketë qenë i ekspozuar.

“Kur ndodhin vrasje të tilla zakonisht qëllohet nga lartësia, çka do të thotë se ose është qëlluar nga çatia, ose është marrë një ambient me qira, për të pasur akses për të hyrë. Është zgjedhur këndi i duhur për të bërë këtë ekzekutim”, tha Softa. Ai tha se as një punonjës policie nuk e ka atë preçizion, pasi duhet të stërvitesh me armën para se të shtiesh.

Ai tha se zona është e favorshme për tu larguar pasi ka dalje të menjëhershme në rrugë. “Ky plan përfshin më shumë se 1 person, minimalisht kemi që person që e ka ndjekur dhe ekzekutuesin”, u shpreh Softa per News24.

Po ashtu, Softa tha se nga viktima ka pasur një denoncim në polici për një konflikt që ka pasur me një person për shkak të fushës ku operonte si biznesmen dhe kishte të bënte me pronat.

“Ka pasur një denoncim në polici nga viktima lidhur me një konflikt që ka pasur me një tjetër person lidhur me pronësinë. Mendoj se po hetohet në pistën e veprimtarisë së tij si biznesmen, nuk besoj se ka lidhje kjo vrasje me punën që Reçi ka bërë shumë vite më parë si zyrtar i Shërbimit Sekret”, tha Softa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura