Atentat me armë zjarri ndaj shqiptarit, përfundon në spital me plagë të rënda në kokë dhe trup. Ja çfarë dyshohet

Oct 24, 2023 | 22:00
SHPËRNDAJE

Një atentat me armë i është bërë një shqiptari këtë të martë (24 tetor) në Spanjë, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë.

5fa3ca5e34626.r_d.472-169-18293

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se shqiptari ka mbërritur në spitalin e Tarragonas dhe është trajtuar  nga shërbimet mjekësore.

Nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e tij, ndërsa mësohet se kishte dy plagë me armë zjarri, një në secilën këmbë, dhe një goditje në kokë.

Ende nuk dihet cili është autori dhe shkaqet e plagosjes së shqiptarit, por sipas raportimeve paraprake dyshohet se gjithçka duket se ka lidhje me trafikun e drogës.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura