Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, Mbreti Charles III i dërgon letër ish-Presidentit të SHBA

Jul 15, 2024 | 12:04
SHPËRNDAJE

Mbreti Charles III i ka shkruar një letër private Donald Trump, ka zbuluan Buckingham Palace.

charles

Monarku 75 vjeçar kontaktoi me ish-Presidentin pas një atentati të dështuar ndaj Trump gjatë një mitingu në Pensilvani të shtunën.

Por përmbajtja e letrës që Mbreti britanik i ka shkuar Donald Trump nuk është zbuluar, por theksohet se është në përputhje me komentet e kryeministrit britanik Keir Starmer.

Letra iu dorëzua përmes ambasadës së Britanisë në Uashington.

“Jam i tmerruar nga skena tronditëse në tubimin e Presidentit Trump dhe ne i dërgojmë atij dhe familjes së tij urimet tona më të mira”, shkroi Starmer në X. “Dhuna politike në çfarëdo forme nuk ka vend në shoqëritë tona dhe mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e këtij sulmi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura