Atentati i dytë ndaj Trump, reagon sërish Biden: Shërbimi Sekret ka nevojë për më shumë staf

Sep 16, 2024 | 17:30
SHPËRNDAJE

Një ditë pas atentatit të dytë të dyshuar për vrasjen e Donald Trump, presidenti amerikan Joe Biden, tha se Shërbimi Sekret, i cili është përgjegjës për sigurinë e presidentëve aktualë dhe ish-presidentëve amerikanë, ka nevojë për më shumë ndihmë.

biden

Biden kërkoi sot më shumë ndihmë për agjencinë, e cila, sipas tij, ka nevojë për më shumë staf.

Presidenti demokrat, në një bisedë të shkurtër me gazetarët sot në Shtëpinë e Bardhë, i bëri thirrje Kongresit që të plotësojë këto nevoja shtesë.

“Prioriteti më i lartë është të kemi përgjigjet për të kuptuar se si Presidenti Trump u bë shënjestër e tentativave të shumta për vrasje”, tha kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson për Platformën X.

“Trump nuk është një president në detyrë. Nëse do të ishte, do të kishim rrethuar fushën e golfit. Por për shkak se nuk është kështu, mekanizmi i sigurisë është i kufizuar në vendet që Shërbimi Sekret zgjedh të bëjë, i cili është duke bërë pikërisht atë që supozohet të bëjë, tha të dielën Sherifi i Qarkut Palm Beach, Reese Bradshaw.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura