Atentati me 2 të vrarë në Shkodër/ Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi! Viktimat po udhëtonin me makinë

Oct 30, 2024 | 16:21
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dobraç të Shkodrës, ku 2 persona u vranë dhe dy te tjerë u plagosën.

Raportohet se 2 personat kanë qenë duke lëvizur me një automjet, ku autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise per te hedhur drite mbi zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

Dyshohet se një nga viktimat është Hamza Lici dhe një grua, ndersa njeri nga te plagosurit eshte Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD per kryetar bashkie, Xhemal Bushati.

Nderkohë jane ngritur postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura