Atentati ndaj 30-vjeçarit/ I riu u qëllua me 5 plumba sapo hyri në makinën e tij, autorët e kishin mbajtur nën vëzhgim

Nov 19, 2024 | 7:19
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku u vra me armë zjarri me silenciator 30-vjeçari Klajdi Prendi.

atentati prendi tirane

Sipas gazetarit Igli Çelmeta,  i riu është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 30-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class. Sapo viktima është futur në mjet e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba.

Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës (19 nëntor) në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku autorët ende të paidentifikuar qëlluan ndaj të riut me armë zjarri.

Fillimisht u raportua se ai mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin e Traumës, por më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë rreth një orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka gjetur një makinë të djegur me targa të huaja, që dyshohet se i përket autorëve të krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura