Atentati ndaj boksierit Arjon Kajoshi, identifikohet autori i dyshuar! Vëllai i shënjestrës i dhunoi të atin 3 muaj më parë (Emri)

Sep 7, 2024 | 13:40
SHPËRNDAJE

Alban Bruçi është autori i dyshuar i atentatit ndaj boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi.

Dyshohet se Alban Bruçi ka qëlluar me armë zjarri nga Range Rove ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje.

Raportohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar më 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi.

Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe. Në 3 Qershor u raportua se Vladimir Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij.  Ai u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës pasi mori dëmtime të konsiderueshme në trup.

“Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia në atë kohë.

Një ditë pas ngjarjes në pranga u vendos Edmond Sakicaj, ndërsa u shpallën në kërkim 5 të tjerë, Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, dhe Alban Bruçi.

Sipas policisë, 6 personat e parë kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta 62-vjeçarin gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve

Nga veprimet hetimore dyshohet se  Edmond Sakicaj ka patur me vete armë zjarri. Ndërsa Alban Bruçi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes.

Atenati ndaj boksierit

Atentati ndaj Arjon Kajoshit ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:30 në lagjen Partizani në Shkodër kur i riu po kthehej nga stërvitja.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa mjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale S. K..

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura