Plumbat drejt Range Rover ku udhëtonte boksieri, policia: Autori u identifikua, ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve të mëparshme

Sep 7, 2024 | 14:40
SHPËRNDAJE

Policia ka identikuar autorin e dyshuar të ngjarjes në Shkodër ku u qëllua me armë zjarri drejt Range Rover ku udhëtonte 27-vjeçari, Arjon Kajoshi.

Arjon Kajoshi range rover atentat2

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërsa dyshohet se autori i ngjarjes është Alban Bruçi, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Sipas unifromave blu, shkak janë konfliktet e mëparshme.

“Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B. Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme”, raporton policia.

Mësohet se më 3 Qeshor, Arlind Kajoshi, vëllai i boksierit, akuzohet se së bashku me disa persona të tjerë kanë dhunuar 62-vjeçarin, Vladimir Bruçi, babai i autorit të dyshuar të atentatit.

Alban Bruçi u shpall në kërkim nga policia në atë kohë për fshehje të ngjarjes, por uniformat blu sqarojnë se pas kërkimit policor ai është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur.

Pas konsultimit me Prokurorin, Alban Bruçi është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë.

 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit).

Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani” u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se:

Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.

Sqarojmë se shtetasi A.B nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.

Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura