Atentati ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit/ Autorët kanë monitoruar lëvizjet e viktimës dhe të plagosurit! U sekuestruan 30 gëzhoja. Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Oct 30, 2024 | 20:05
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në Shkodër, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Po ashtu viktimë mbeti edhe një kalimtare e pafajshme, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos dhe ndodhet në spital.

vrasje shkoder hamza lici arlind bushati

Gazetari Igli Çelmeta raporton se janë sekuestruar kamerat e sigurisë, madje sipas tij ekziston një kamer sigurie, e cila dyshohet se ka fikësuar momentin e atentatit.

“Autorët dyshohet se kanë monitoruar lëvizjet e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit”, tha gazetari Çelmeta.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 30 gëzhoja automatiku, cka do të thotë se autorët kanë qëlluar me breshëri.

Ndërkohë 10 minuta pas atentatit, rreth orës 16:00 në Grudë është gjetur një makinë e djegur dhe brenda saj dy kallashnikovë, që dyshohet se i përket autorëve të krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura