Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, SPAK jep pretencën për personat e përfshirë në ngjarje! Ja sa vite burg kërkon për Ramazan Rrajën

Sep 17, 2024 | 14:19
SHPËRNDAJE

Pas hetimeve për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj të ndodhur në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit, Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për personat e dyshuar të përfshirë në ngjarje. 

640-0-1681931913xarjan-ndoja-ramazan-rrajajpg-8501

SPAK kërkon dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim ne aplikim te gjykimit te shkurtuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Për Genti Nderjaku kërkon dënim me 9 vite burg, i ulet 1/3 përfundimisht 6 vite burg.

Për Bashkim Haxhian, kërkon 8 vite burg. Me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg

Për Endrit Sinanin, 7 vite e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit, përfundimisht me 5 vite burg

Për Julian Pjetrin SPAK ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet në 5 vite burg.

NGJARJA

Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë sëbashku me shtetasin Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, shtetasi Andi Maloku.

Kujtojmë se për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë persona që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

SPAK ka pasur si provë gjurmët e ADN së Redjan Rrajës, të cilat u gjetën në disa sende të ndryshme në automjetin Mercedes-Benz ngjyrë gri që u gjet në fshatin Shkafan të Ishmit.

Profil gjenetik u përftua në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij dhe në rrobat, kapuç dhe një palë doreza që u gjetën në makinën tip benz. Gjithashtu policia sekuestroi 136 gëzhoja, dy automatikët dhe një pistoletë që u përdorën në ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura