Atentati në Tiranë, biznesmeni që u qëllua me plumb në kokë humb jetën tek Trauma

Nov 14, 2024 | 7:54
SHPËRNDAJE

Ka humbur jetën biznesmeni Eduart Reci, i cili u qëllua me plumb në kokë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës në Tiranë.

eduart reci atentat

52-vjeçari nga Dibra u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti që të mbijetonte, duke humbur jetën disa orë pas ngjarjes.

Atentati ndaj tij ndodhi në rrugën “Faik Konica”, pranë një lokali në afërsi të banesës së tij, ndërsa ende nuk dihen detaje nga rrethanat e krimit.

Sipas burimeve viktima është qëlluar me një plumb të vetëm në kokë.

Policia njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura