Një autobus i linjës është përfshirë nga flakët në parkingun e një firme private në rrugën Ali Demi. Zjarri në mjet ka rënë rreth orës 00:35 dhe dyshohet për shkak të një defekti elektrik.
Raportohet se i pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy autobusë të tjerë linje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera(autobusë linje).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al