“Autorët ishin me motor”- Gazetari jep detaje për grabitjen në ish-bllok: Taksisti do transportonte paratë nga pika e këmbimit valutor drejt një banke

Oct 4, 2024 | 16:33
SHPËRNDAJE

Një grabitje ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut pasditen e kësaj të premte (4 tetor). Gazetari Igli Çelmeta raporton se shuma e parave të grabitura është e konsiderueshme, por ende nuk dihet sa.

grabitje taksi

Sipas gazetarit, taksisti ka pasur rolin e transportuesit të parave, pasi ai po i merrte nga një pikë e këmbimit valutor dhe do ti transportonte drejt një banke të nivelit të dytë.

“Dy persona ende të paidentifikuar i kanë marrë një shumë parash një taksisti, i cili kishte marrë paratë nga një pikë e këmbimit valutor dhe do ti dërgonte në një bankë të nivelit të dytë, pra taksisti ka pasur rolin e transportuesit.

Ai i kishte paratë në një qesë dhe sapo doli nga Exchange i vendosi në makinën e tij. Në momentin kur ai ka qenë në trafik dy autorët i kanë thyer xhamin dhe i kanë marrë paratë dhe janë larguar. Taksisti ka njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë”, tha gazetari.

Sipas tij ngjarja ka qenë e mirëorganizuar, pasi ka dyshime se autorët kanë studiuar lëvizjet e taksistit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura