Psikologia terapiste, Eralba Zenelaj, ka folur lidhur me rastin e vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës Fan Noli nga bashkëmoshatari i tij.
Fillimisht ajo ka treguar në emisionin ‘Open’ në News24 se djali i saj e ka patur shok futbolli viktimën Martin Cani. Zenelaj tha se sipas djalit të saj, Martini ka qenë djali i qetë dhe bënte humor.
“Kam qenë psikologe në shkollë dhe e njoh ambientin e shkollës. Për këtë histori nuk jam mirë sepse jam prind i një djali 14-vjecar që ishte shok futbolli me Martinin. Është shumë e rëndë për mua dhe familjen time sepse te djali im pasqyrohet edhe te Martini. Djali im ka ngrirë, nuk shfaq asnjë emocion. Mes nesh dhe atij ka ngrirë tabloja. Jam trapiste dhe nuk di si të diskutoj me djalin tim. Pres një moment tjetër.
Për Martinin thotë se ishte djali i qetë, qeshnin shpesh sepse kishte shpirt humori. Thotë që ishte futbollist i mirë. Kaq ka thënë djali im. Këta fëmijë sot kanë vështirësi ta shfaqin pjesën emocionale”, tha ajo.
Duke i ndalur te autori i krimit, po 14-vjeç, psikologia tha se nuk duhet gjykuar si një kriminel, pasi është një fëmijë që ka vepruar me emocione të çrregulluara.
“Edhe ky djali që ka kryer vrasjen është fëmijë, nuk duhet ta gjykojmë si një kriminel i rritur. Fëmijët funksionojnë më shumë emocinalisht dhe emocionet i kanë të çrregulluara. Gjithashtu nuk ka komunikim të këtyre emocioneve. Ka një grumbullim mllefi dhe inati”, tha ajo.
Ndër të tjera tha se familja ka përgjegjësinë të edukojë fëmijën. Ajo tha se duhet t’u përgjigjen emocionalisht atyre, jo t’i trajtojnë si të padukshëm.
“Rolin kryesor e ka familja sepse linda në atë familje dhe janë përgjegjës për edukimin e këtij fëmijë që kanë sjellë në jetë. Fëmijët operojnë sipas modeleve referenciale. Nëse unë kam një nënë që nuk më përgjigjet emocionalisht, bëhesh i padukshëm. Zemërimi mblidhet dhe shpërthen në shkolla. Është i vetmi institucion ku ata shfaqin atë që ndjejnë. Janë të pambështetur, të padëgjuar, të pashikuar”, tha Zenelaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al