Autoritetet në Damask: Mbështetësit besnikë të ish-presidentit vranë 14 ushtarë të regjimit të ri në Siri

Dec 26, 2024 | 10:19
SHPËRNDAJE

Autoritetet e reja të udhëhequra nga rebelët në Siri thonë se mbështetësit e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad kanë vrarë 14 trupa të ministrisë së brendshme në një “pritë” në perëndim të vendit.

Screenshot_8

Ata njoftuan gjithashtu se 10 trupa të tjerë u plagosën në luftimet e së martës pranë portit mesdhetar të Tartous, një bastion i sektit mysliman të pakicës së Assadit, raporton BBC.

Raportet thonë se forcave të sigurisë iu bë teksa po tentonin të arrestonin një ish-oficer në lidhje me rolin e tij në burgun famëkeq Saydnaya, afër kryeqytetit, Damaskut.

Rreth dy javë më parë, presidenca e Assadit ra në duart e forcave rebele të udhëhequra nga fraksioni islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Grupi monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) tha se tre “burra të armatosur”, të cilët nuk i identifikoi, u vranë gjithashtu në përleshjet.

Sakaq nuk dihet ende nëse pretendimet e regjimit të ri janë të vërteta. Priten informacione nga auroritete të pavarura për verifikimin e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura