Autoritetet e drejtësisë në Dubai i kanë kërkuar informacion palës shqiptare lidhur statusin e Indrit Dokles, ish anëtar i bandës së Durrësit, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Indrit Dokle u shpall në kërkim nga SPAK në maj të këtij viti kur u goditën 4 grupe kriminale, teksa u vuante dënimin me burgim te përjetshëm.
Në vitin 2022 Dokle u mor në pyetje nga policia pas dyshimeve të familjarëve të shumëkërkuarit Ervis Martinaj në lidhje me zhdukjen e djalit të tyre.
Kjo pasi emri i Martinajt u nxor nga i penduari i Drejtësisë Nuredin Dumani i cili tha se kishte marrë një porosi nga “Mbreti” i lojërave të fatit për eliminuar Doklen kundrejt një pagese prej 500 mijë eurosh.
Dokle mohoi të ketë gisht në zhdukjen e Martinajt i cili rezulton i zhdukur prej datës 10 Gusht 2022.
KUSH ËSHTË INDRIT DOKLE
Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit.
Gjatë kohës që ndodhej në qeli, Dokle mori një tjetër dënim, për trafik droge, pasi u provua se drejtonte nga qelia një grup të strukturuar kriminal. Ndërkohë ai është liruar dy vite më parë.
Indrit Dokle, ish- anëtar i “Bandës së Durrësit”, ka qene i akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.
Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al