Babagjyshi vjen nga deti në Himarë, Kryebashkiaku Vangjel Tavo: Do të jemi atraksion për 12 muajt e vitit! Çdo javë do të ketë aktivitete!

Dec 25, 2024 | 14:25
SHPËRNDAJE

Për herë të parë pas shumë vitesh Himara i ka pritur krishtlindjet ndryshe, këtë vit babagjyshi nuk erdhi nga oxhaku, por nga deti, me qindra fëmijë e kanë pritur atë në breg të detit duke marrë edhe dhurata prej tij.

Për kryebashkiakun Vangjel Tavo me këtë aktivitet fundviti Himara ngre siparin e shumë aktiviteteve që do të pasojnë për të gjallëruar jetën kulturore të qytetit dhe mbi të gjitha për të ofruar një atmosferë edhe më të bukur për turistët në 4 stinët e vitit.

vangjel tavo-dhuratat

“ Sot për herë të parë pas shumë vitesh vendosëm që të hapim siparin e festave të Krishtlindjeve këtu në Himarë për të vazhduar më pas me aktivitete të tjera gjatë gjithë vitit. Himara nuk duhet parë më si një bashki vetëm për pushimet verore, por si një atraksion turistik 12 mujor. Ky është qëllimi i aktivitetit të sotëm që nis sot dhe do të kemi mundësi ta shikojmë Himarën gjatë 12 muajve të viti të mbushur me aktivitete. Banorët e Himarës edhe vizitore të kenë mundësi të vijnë të shijojnë Himarën, jo vetëm në fundjave, por gjatë gjithë sezonit dhe vitit, pasi atraksionet e sajë janë pafund”, tha Vangjel Tavo.

Vangjel tavo1

Edhe qytetarët shprehen të suprizuar me çfarë po ndodh në Himarë, atmosferë që nuk e kishin ndier prej vitesh.

Krahas babagjyshit dhe dhuratave një panair i madh artizanësh nga gjithë Shqipëria është duke u realizuar në Himarë, me punime qeramike, artistike dhe folklorike të cilat përfaqësojnë traditat dhe kulturën e zonave të ndryshme. Artizanët kanë performuar në kohë reale realizimin e qelesheve, poçerisë, deri edhe tek gatimet tradicionale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura