Detaje nge hetimet lidhur me vrasjen e 41-vjeçarit Asim Gjoni nga babai i tij 74-vjeçar Hekuran Gjoni, pas debatit për motive pronësie.
Sipas gazetarit Ilgi Çelmeta, në banesë kanë qenë 4 persona, autori Hekurani, nëna e Asimit, motra e tij dhe viktima. Ndërsa gruaja e Asimit dhe dy fëmijët e tij nuk kanë qenë në banesë ditën e ngjarjes.
Asimi, sapo ishte kthyer nga puna pasi punonte në ndërtim dhe kishte shkuar te prindërit për t’i përshëndetur dhe aty ka gjetur dy prindërit dhe motrën e tij duke ngrënë bukë.
Më pas është hapur sërish debati për pronën dhe gjysmën e pjesës së shtëpisë që e kërkonte motra. Pasi janë konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht, 74-vjeçari Hekuran Gjoni ka marrë thikën e bukës duke vrarë djalin e tij. E plagosur mbeti edhe motra e Asimit.
LEXO EDHE:
Fillimisht u tha që autori dhe viktima ishin të dehur në bazë të dëshmisë së motrës së viktimës e cila nuk ka treguar të vërtetën dhe ka tentuar të fshehë shkakun e ngjarjes, por rezultoi që viktima nuk ka qenë i dehur dhe nuk konsumonte alkool dhe ishte një njeri i qetë dhe punëtor që mbante familjen më punën në ndërtim.
Ndërsa, sa i përket autorit të krimit, në bazë të dëshmive të familjarëve dhe të afërmve Hekuran Gjoni ishte përdorues i alkoolit dhe bëhej i dhunshëm me familjarët sa herë ai konsumonte alkool.
Asim Gjoni kishte filluar që në moshë të vogël të punonte për të ndihmuar familjen që të ndërtonin shtëpinë dhe kishte bërë disa punë dhe së fundmi punonte në ndërtim për të mbajtur familjen. Sipas dëshmive të familjarëve dhe të afërmve Asimi nuk ishte njeri konfliktual dhe gjithmonë mundohej të ndihmonte familjen.
DEBATI PËR PRONËN
“Mollë sherri” për vrasjen e 41-vjeçarit, baba i dy fëmijëve, ka qenë e motra, e cila ka kërkuar pronësinë e banesës ku jetonte i ati.
Familja Gjoni jetonte prej shumë vitesh në një banesë tre katëshe private në zonën e Kodrës së Priftit.
Hekuran Gjoni, babai i tre djemve dhe dy vajzave, pasi i kishte martuar të gjithë fëmijët, e kishte ndarë shtëpinë duke ia dhënë me akt dhurimi çdo kat secilit prej tre djemve të tij.
Katin e parë ia kishte dhuruar djalit të tij Asimit dhe dy katet më lart dy djemve të tjerë, por kati i parë ishte i ndarë në dy hyrje, në një jetonte Asimi me gruan dhe dy fëmijët e tij dhe në gjysmën tjetër babai dhe nëna e tij, pjesë të cilën do ta trashëgonte Asimi.
Por prej një muaji me prindërit jetonte edhe vajza e vogël e Hekuranit e cila ishte divorcuar disa herë dhe kishte shkuar të jetonte me prindërit në gjysmën e banesës së katit të parë dhe i kishte kërkuar disa herë babait të saj Hekuranit që t’i jepte asaj gjysmën e katit të parë.
Sinjalet e para të sherrit në familje kishin nisur tre ditë para ngjarjes së rëndë, ku 74-vjeçari kishte nisur t’i kërkonte letrat e shtëpisë djemve të tij, ku fillimisht Asimi nuk kishte pranuar t’i jepte.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al