“Babi shiko fëmijët, bëhuni të fortë…”- Mesazhi që alarmoi familjen e 38-vjeçarit shqiptar që jetonte në Spanjë! Mister fati i tij

Oct 27, 2024 | 12:23
SHPËRNDAJE

Një 38-vjeçar shqiptar që prej 6 muajsh jetonte në Spanjë ka humbur kontaktet me familjen. Kjo e fundit është alarmuar pas një mesazhi që djali i ka dërguar.

orgel fusha1

“Hallall ma bëj gjirin, Babi shiko fëmijët. Bëhuni të fortë”, ka shkruar 8 ditë më parë Orgel Fusha, 38 vjeç

Gazetari Igli Çelmeta ka kontaktuar me të afërmit e 38-vjeçarit, i cili prej 6 muajsh ndodhet në Spanjë. Mesazhi i ka mbërritur 8 ditë më parë, ndërsa familja e 38-vjeçarit e shqetësuar dyshon se Orgel Fushën mund ta kenë vrarë.

Ata kanë një apel për shokët e tij, që mund të dinë diçka më shumë, që të kontaktojnë dhe të tregojnë të vërtetën mbi fatin e 38-vjeçarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura