Bajern Mynih ka vendosur të ndajë rrugët me Tomas Tuhel në fund të këtij sezoni pasi palët e kishin të qartë se nuk mund të vazhdonin më bashkëpunimin pas protestave të tifozëve ndaj trajnerit. Dhe menjëherë ka nisur kërkimi për “timonierin” e ri.
Emri që do të dëshironin pjesa e madhe e tifozëve të klubit bavarez e jo vetëm, do të jetë gjithashtu pa skuadër në verë, Jurgen Klop. Trajneri ka deklaruar pak kohë më parë se do të largohet nga drejtimi i Liverpulit dhe prej javësh ka zëra që e shohin atë drejt pankinës së klubeve të njohur, të cilit tashmë i shtohet edhe Bajern Mynih.
Por duket se në këtë verë nuk do të ndodhë asgjë për trajnerin gjerman. Ai deklaroi se do të bënte pushim një vit dhe këtij vendimi vazhdon t’i qëndrojë besnik. Këtë e konfirmoi menaxheri i tij, Mark Kosiçke duke folur për “Sky Sport”.
“Jurgen Klop nuk do të drejtojë ndonjë klub apo ekip kombëtar për një vit pas sezonit aktual, Situata do të mbetet e njëjtë”, tha ai për mediat gjermane, duke sqaruar kësisoj se për teknikun nuk kishte aktualisht asnjë ofertë që mund ta tundonte për të ndërruar mendje.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al