“Bajraktari i Botit, krenaria e Shqipnisë që përballoi tre diktatura!”

Aug 26, 2024 | 10:12
SHPËRNDAJE

Besim-Ndregjoni-537x360NGA BESIM NDREGJONI

Bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari i përket brezit të shqiptareve të shquar të shekullit njëzet, që dha një kontribut kombëtar jo vetëm në drejtimin e kullës së Çun Mulajt, e bajrakun e Hotit por në ndërtimin e shtetit të parë shqiptar në fushën ushtarake, duke u shquar si një shtetar i palodhur dhe atdhetar!

Hoti ka qenë bajrak i parë në Malësi të Madhe, ku ka nxjerrë burra të shquar dhe mbrojtës të Shqipnisë. Përmasat e kësaj kulle ka qenë të njohura që nga pushtimi osman e deri në ditët kur Shqipninë e pushtoi barbaria komuniste nën udhëheqjen e diktatorit kriminel Enver Hoxha.

Këto ditë Unioni Mbarëkombëtar Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë organizoi dhe kremtoi në Koplik ditën e 23 gushtit dita zyrtare europiane e viktimave të regjimeve totalitare si dhe përkujtoi Masakrën e Koplikut, ku u masakruan 56 burra dhe gra Malësorë, si dhe pushkatimin barbar të figurave kombëtare të fesë dhe lirisë Dom Lek Sirdani, Dom Pjetër Çuni, si dhe luftëtarit antifashist Taro Keqi, dhe malësorin  Nik Mark Rexha. Unioni kërkoi nga kjo ceremoni, të dënoheshin krimet e komunizmit, të bëheshin publike emrat e xhelatëve që e bënë këtë masakër anti-njerzore dhe shteti Shqiptar të kërkonte falje publike për krimet e komunizmit, dhe ne si gjithë europa të kishim një ditë kujtese në nderim të shqiptareve antikomunistë. Dhe në emër të Unionit i kërkova Bashkisë së Malësisë Madhe Koplikut të ngrihet një obeliskë për Luftëtarin antifashist, internuemi nga nazizimi, dhe antikomunistin bajraktarin e Hotit Muli Deli Bajraktari, për udhëheqësin e kryengritjes së Malsisë Madhe Llesh Marashin e Shkrelit, si dhe për udhëheqësin e Këlmendit Preng Calin! Kryetari i Unionit të Malësisë Madhe më njofton se në rrjetet sociale ka pasur reagime se pse të nderohet Bajraktari i Hotit, se nuk ka qënë në kryengritjen e parë antikomuniste. Nuk u shqetësova nga këta pseudo-historianë fecbukash, por më tronditi,  urrejtja ndaj figurës së ndritur të Bajraktarit të Hotit, Mule Deli Bajraktarit, dhe mesazhi përçues i fecbuksve të ndarjes katolike mysliman meqenëse bajraktari është mysliman.

Nuk do të kisha marre kohën time të angazhimeve në mbrojtje të kujtesës kombëtare dhe denimit të krimeve të komunizmit për të ju përgjigjur fecbuksave. Detyrimi për të mbajtur gjallë  kujtesën përball heshtjes vrastare të  politikes shqiptare që  ka një  synim: “ Të  zhdukin  nga kujtesa qëndresën antikomuniste në Shqipëri që  brezat e rinj mos të njihen me krimet e komunizmit dhe luftën vëllavrasëse në Shqipëri nga diktatori Enver Hoxha!” Ishte e detyrueshme përgjigja ime ndaj korit të  kukuvajkave të  politikës komuniste 34 vjeçare kur i  bashkohen ca individë në  Facebook që  s’kanë as një  kontribut në mbrojtjen dhe veprimtarinë kundra diktaturës , jo ma në fushën studimore, por as ligjore, që nga përformancat e tyre individuale  nuk i njohin dhe familjarët e tyre, këta individë sa të përkujtohet një ngjarje antikomuniste me njëherë do të shkruajnë  kundra vlerave dhe kontributeve njerëzorë të anti-komunistave shqiptarë, vetëm të helmojnë brezin e ri duke i shërbyer politikës antikombëtare që ndjekin politikanet dhe partitë politike në Shqipëri siç banë këto ditë kundra  Bajraktarit të Hoti, kësaj familje kombëtare me kontribute atdhedashëse dhe prijësit  të  Malësisë  në  mbrojte të kombit. Turpi i këtyre fesbukasve që s’kanë asnjë motiv të vërtetë ndaj vlerave antikomuniste,  por u mungon dhe ndërgjegjësimi dhe formimi i tyre për të përçmuar kullën e bajraktarit të Hotit, me deklaratat e tyre në rrjetet sociale. Ju kukuvajka të  facebook, Mul Delia ka qëne Ushtarak i lartë  i shtetit shqiptar që  në  vitin 1920 duke dhënë një kontribut të madh për ndërtimin e shtetit shqiptar, ku u shqua në disa krahina të Shqipërise për cilësi të  larta shtetrore, dhe ku është  nderuar me urdhëra të larta nga shteti i parë shqiptar i udhëhequr nga Mbreti Zogu i Parë! Në  vitin 1939 ai ishte udhëheqësi ushtarak në Vlorë dhe e priti fashizmin italian me armë, duke luftuar kundra pushtuesit të Shqipërisë! Ai gjatë periudhës 40- 44 luftoi dhe mbrojti Malsinë e Madhe nga lufta vëllavrasës që  organizonin komunistat në Malsi, dëshmi e ish pjesëtarit të  rinisë  komuniste Caf Jonuzit, i dënuar nga partia komuniste me 20 vite burg politike. Me ardhjen e gjermaneve ai u bë  kundërshtar i fuqishëm kundra nazizmit, dhe për këtë  arsye u internua nga nazizimi, deri kur mbaroi lufta e dytë botërore, i cili ishte i denuar nga diktatura komuniste si ushtarak dhe Bajraktar dhe perfundoi në Siri ku dhe ndërroi jetë.

Familja e tije, djali Kastriot Bajraktari  me ardhjen në  pushtet të komunistave  u internua që nga viti 1945 e deri në vitin 1990. E kulla e tije shekullore ku baheshin kuvende në mbrojtje të Shqipnisë, komunizmi e bani haur bagëtish për 45 vite diktaturë. Për dijeninë tuaj Bajraktari Mule Delia është nderi i Malësisë Madhe jo vetëm si drejtues i Hotit, por dhe si luftëtar antifashistë, antinazistë, dhe antikomunistë dhe e ka nderua Malësinë me kontributet e tija atdhetare dhe meriton nderim e venerim si një Shqiptar i madh patriot me përmasa kombëtare. Pra ju shpifsa të paskrupullt, kush në Malsi të  Madhe ishte kundërshtar i fashizmit, nazizmit, dhe komunizmit si bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari!

Nipi i te madhit Cun Mula! Ju shpifsa jeni aq të  lig, sa doni të ndani katolik e musliman të malësisë, por gaboni, se i ligu gjithmonë gabon, Llesh Marashi ushtaraku antifashist dhe udhëheqësi i kryengritjes së Malësisë Madhe, ka qene bashkëpunëtori ma i madh i bajraktarit të Hotit, Preng Cali udhëheqësi i Këlmendit ka qenë  bashkëpunëtori ma i madh i Bajraktarit! Ju më akuzoni mua Besim Ndregjonin se desha me i ngrit një  përmendore Bajraktarit të Hotit si udhëheqës i kryengritjes së Malsisë , dhe këtu gaboheni unë  obeliskun e kam kërkuar për  kryengritjen anti-komunste të malësoreve, dhe drejtuesve të Malësisë për kontributet që  kan dhanë  kundra komunizmit, fashizmit, dhe nazizmit! Dhe drejtues kundra fashizmit nazizmit dhe komunizmit është Bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari, Llesh Marash Vata i Shkrelit, dhe legjenda Preng Cali i Kelmendit! Nuk ka dallim Malësia i krishtere apo mysliman!

Ky është turpi i juaj i Facebook. Tani unë  Besim Ndregjoni i drejtohem Vasel Ginës, çfarë kontributi ke dhënë ti për Malësinë  e Madhe, që më urren mua me fjalorin e Edi Ramës rrumpallë.

Për dijeni tënden dhe të shpifsat  ordinere,  jam unë  ai që e nderova duke lobuar pranë  Presidentit të  Republikës që  kryengritja e Malësisë Madhe të dekorohet me titullin e lartë  “Nderi i Kombit,” ku ishe ti? Unë  e nderova Llesh Marashin me “Urdhërin e Shqiponjës”, dhe tani po luftoi që  në  Malësi të  Madhe të ngrihet obelisku kushtuar kryengritjes dhe kontributeve të Bajraktarit të  Hotit si Antifashist, antinaziste, dhe antikomuniste, gjithashtu dhe për Llesh Marashin. dhe Preng Calin. Për dijeni tënden unë kam dekoruar dhe Gjelosh Lulin. Dhe këto veprimtari i kam ba pa ndihmën e shtetit, as të Bashkisë së Malësisë  Madhe, dhe të asnjë partie politike.

Të vejë  në  dijeni dhe me 25 tetor 2023 i kam raportuar  në Vatikan Shenjtërisë së  tij Papa Franceskut luftën antikomuniste të  Malësisë ku isha i ftuar nga shenjtëria e Tij ! Çdo datë 24 janar, dhe 15 shkurt i nderoi këto përvjetor duke mbajtur gjallë në vëmendje të brezave luftën antikomuniste të Malësisë dhe të krahinave të tjera shqiptare që kanë luftuar kundra komunizmit. Gjatë tre dekadave nuk ju kam parë të paktën në një përvjetor juve si malësor. Kam nderuar dhjetra familje antikomuniste të  Malësisë me tituj nderi për kontributet që kanë dhëne këto familje. Bëhu kontributor në ruajtën e vlerave dhe vuajtjeve të malësoreve që ishin antikomunista, që nderonin dhe nderojnë burrat dhe gratë sakrifikuese të kombit, kundër diktaturave. Faleminderit malësoreve emigrantëve që riparuan dhe e shpallën Muze kullën e bajraktarit të Hotit. Mirënjohje e nderim, lavdi Mul Deli Bajraktarit krenaria e Shqipnisë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura