Balla në pikën kufitare të Kapshticës: Shërbim të shpejtë dhe me mirësjellje ndaj qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit

Jul 30, 2023 | 19:03
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që jemi në kulmin e sezonit turistik, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ishte sot në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga ku kërkoi shërbim të shpejtë dhe me mirësjellje ndaj qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit.

WhatsApp Image 2023-07-30 at 18.58.26

“Dua t’ju falënderoj për punën, edhe për shkak të fluksit që do të kemi në ditët në vijim do të kërkohet të punohet edhe me më shumë sportele, edhe me më shumë intensitet pa prekur aspak cilësinë e verifikimit të dokumentacionit të gjithë personave që hyjnë apo dalin sepse është shumë e rëndësishme që pikat e kontrollit kufitar të jenë pika të sigurta verifikimi, të personave në kërkim apo të personave me rrezikshmëri të lartë. Na duhet të punojmë me cilësi, por edhe me shpejtësi”, tha ministri Balla.

Ministri Balla gjatë qëndrimit në Kapshticë ka takuar edhe drejtuesin e Policisë greke në këtë Pikë, i cili ka deklaruar se do të punojnë me sportele shtesë për të evituar radhët në kufi.

Gjithashtu Balla deklaroi se duhet t’i dalim para gjithë nevojave që ka Policia e Kufirit, e cila është ndër Departamentet më të rëndësishme në organizatën e Policisë së Shtetit.

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticë në 7 muaj kanë kaluar rreth 920 mijë persona. Në 7 rast janë goditur tentativa për trafikim të narkotikëve.

Ndryshe nga vitet e kaluara, në Kapshticë në 2023 nuk ka patur tendenca të kalimit të paligjshëm të kufirit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura